Pamela Anderson për çështjen Weinstein: “Dihet se çfarë ndodh në dhomat e hotelit”

615
Teksa Asia Argento vazhdon luftën e saj kundër ngacmimeve seksuale në botën e kinemasë dhe jo vetëm, nga përtej oqeanit Pamela Anderson ka thënë fjalën e saj në lidhje me çështjen Weinstein, pa frikë nga reagimet negative që mund të ketë. ’’Cdo njeri e di shumë mirë se çfarë mund të të ndodh nëse hyn vetëm në një dhomë hoteli’, ka deklaruar ish roja bregdetare e ftuar për Today Show ‘E’ një gjë që të gjithë e dinë në Hollywood dhe që disa persona duhen evituar privatisht’.
‘Kur arrita në Hollywood pata shumë oferta për audicione private dhe propozime të tjera të cilat për mua nuk kishin asnjë kuptim’, ka treguar Anderson. ‘Më ofruar gjithashtu një apartament dhe një Porch për të qenë vajza numër një e dikujt. Unë në mënyrë naive thashë ‘Beh atëherë do të jem numri 2’. Nuk dua ti bëj gjërat në këtë mënyrë’.
Pas intervistës aktorja ka marrë shumë kritika dhe për ‘Tmz’ ka deklaruar pozicionin e saj: ‘Unë nuk i fajësoj viktimat. Weinstein është një derr prepotent, por ka shumë mënyra për tu mbrojtur. Femrat duhet të jenë të vetëdijshme për disa probleme dhe duhet ti përballojnë ato. Është hipokrite ta injorosh këtë fakt… nuk dua të jem e detyruar të kërkoj falje (për atë që kam thënë) e mbyll fjalën e saj Anderson.
Sigal