Pallati 13 katesh me banorë brenda lëviz nga toka

498
Një ndërtesë 13 katesh ka lëvizur nga vendi duke u anuar pranë një pallati aty pranë. Ngjarja thuajse suereale ka ndodhur në Aleksandrinë Lindore të Egjiptit mëngjesin e hershëm të së martës.

Autoritetet shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes duke ndërprerë energjinë elektrike dhe gazin si dhe duke evakuuar të gjithë personat qiramarrës në të. Pallati konsiderohet ndërtim i ri. Guvernatori i Aleksandrisë Mohamed Sultan tha të enjten se të gjitha ndërtesat pranë ndërtesës së rrëzuar janë evakuuar.

Rrjeti i tramvajit të Aleksandrisë në këtë zonë është ndalur për të parandaluar dridhjet që mund të shkaktojnë shkatërrimi i ndërtesës. Ai shpjegoi se hetimet kanë filluar të gjejnë shkakun e kolapsit, duke theksuar se të gjithë autorët dhe ata që janë përgjegjës për incidentin do të mbajnë përgjegjësi dhe do të referohen në gjykatë.

Ndërtesa është ndërtuar në vitin 2002 dhe dy vite më vonë ishte dhënë një urdhër largimi për banorët.

Megjithatë, qiramarrësit vendosën të jetojnë në të për pos rrezikut real.

Inxhinieri Ali Morsi, kreu i Distriktit Qendror në Aleksandri, tha se prishja e një ndërtese tjetër 3-katëshe, ngjitur me ndërtesën e anuar, çoi në rrëzimin e themeleve të saj.
Sigal