Pakti/ Pse e armatosi Rusia, Serbinë 1 muaj para tensioneve me Kosovën?

503
Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç nënshkroi muajin e kaluar një marrëveshje me Rusinë për të marrë prej saj gjashtë aeroplanë ushtarakë MIG 29, 30 tanke T 72 dhe mjete ushtarake BRDM-2, të cilat po ashtu do të bëhen pjesë e arsenalit ushtarak serb. Pas Ukrainës dhe Sirisë, Rusia ka furnizuar edhe Serbinë me armatime.
Këta janë avionë të vjetër, siç raportoi media ruse, në fund të vitit të kaluar dhe kanë nevojë për riparime, të cilat do t’i kryejnë autoritetet serbe.
Marrëveshja u nënshkrua më 21 dhjetor, gjatë vizitës së kryeministrit serb Vuçiç, në Rusi. NATO dhe vendet e tjera të rajonit janë shprehur të shqetësuar për këto lëvizje të Moskës, e cila duket se po dëshiron të forcojë edhe më pozitën e saj në Ballkan, nëpërmjet Serbisë, shkruan “Gazeta Shqiptare”.
Sipas një dokumenti sekret të NATO-s për situatën në Ballkanin Perëndimor, ajo është e gatshme për të ndërhyrë, nëse është e nevojshme për të parandaluar konfliktin ndëretnik dhe për të promovuar sigurinë dhe stabilitetin. Edhe më parë, kryeministri serb ka pasur në vëmendje ngritjen e kapaciteteve ushtarake të vendit.
“Deri në shtator të vitit 2016, ne do t’i kemi në gjendjen më të mirë të mundshme edhe njësitë ajrore – do të na vijnë pesë MIG 29 dhe tre MIG 21. Këta janë tetë gjuajtës serioz. Po punojmë edhe në GALEB 4 dhe shpresoj se do të arrijmë edhe marrëveshje dhe kontrata tjera të mira”, ka theksuar Vuçiç, para marrëveshjes me Rusinë.
Vuçiç e ka vlerësuar ushtrinë serbe si një fuqi dominante luftarake, jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë.
Sigal