Pakot me eksplozivë në seri, FBI nis hetimet

478
Sigal

FBI ka kontrolluar një objekt postar afër Miami, ndërkohë që hetuesit përpiqen të gjejnë se kush fshihet pas një sërë pakosh të dyshimta me eksploziv.

Pajisjet janë dërguar tek tetë persona të rangut të lartë, përfshirë ish-presidentin Barack Obama dhe aktorin Robert De Niro.

Zyrtarë anonimë thanë për median amerikane se hetuesit besojnë se të paktën një prej pakove është dërguar nga Florida.

FBI nuk ka dhënë asnjë detaj lidhur me hetimin.

Pako të ngjashme janë dërguar gjithashtu tek ish zëvendës presidenti Joe Biden dhe ish- sekretarja e shtetit Hillary Clinton, përveç të tjerëve.

Objekti postar kontrollohej në Opa-locka, ku u shqyrtuan pamjet e sigurisë.

‘Një skuadër anti-bombë dhe njësia e qenve shoqëruan zyrtarët federalë’, tha Policia e Qarkut Miami-Dade.