Pakistanezi rreth 35-vjeç, hyn në banesën e 12-vjeçares shqiptare, përfundoi në pranga

429
Sigal

Ngjarja ka ndodhur dje në një lagje të Athinës dhe u
denoncua nga familjarët e vajzës, e cila ishte e vetme në banesë kur i huaji
hyri me forcë.

Mediat greke shkruajnë
se pakistanezi rreth 35-vjeç përfundoi në pranga. Ai ishte futur në shtëpinë e
12-vjeçarjes shqiptare, pasi e dinte se ajo në atë moment ka qenë e vetme.

Vajza e gjetur në befasi ka filluar të ulërasë e të
kërkojë ndihmë, ndërkohë që është munduar të mbrohet duke e gervishtur në
fytyrë pakistanezin.

Autori u largua, por ndaj tij u bë denoncimi dhe
policia mundi ta prangosë.