Pakistanezet rrëfejnë ngacmimet seksuale, pas vrasjes së një 7-vjeçareje

572
Tri personalitete të njohura pakistaneze, aktorja Nadia Jamil, dizejnatorja e modës, Maheen Khan dhe menaxherja për marrëdhënie me publikun, Frieha Altaf, kanë deklaruar se janë abuzuar seksualisht derisa kanë qenë fëmijë, transmeton Reuters.
Përmes postimit të fushatës #MeToo, ato i kanë bërë këto njoftime, pas dhunimit dhe vrasjes së një vajze 7-vjeçare në Pakistan.
Postimet e tyre janë mirëpritur në Twitter, ndërsa ka pasur edhe gra të tjera, të cilat i kanë ndarë historitë e tyre, duke sfiduar tabutë lidhur me këtë temë në kombin konservativ.
“Unë isha katër vjeçe kur jam abuzuar seksualisht”, ka thënë aktorja Nadia Jamil, e cila tani jeton në Britani të Madhe.
“Njerëzit më thonë të mos flasë, që të respektojë nderin e familjes sime. A është nderi i familjes sime në trupin tim? Unë jam një e mbijetuar krenare, e fortë dhe e dashur. Nuk ka trup në mua”, ka thënë ajo.
Më 9 janar, policia ka gjetur trupin e vogëlushes, Zainad Ansari në lindje të Pakistanit, katër ditë pasi ajo ishte raportuar si e humbur.
Dy persona kanë vdekur, pas protestave që kanë nisur në Pakistan gjatë javës së kaluar, duke shprehur zemërimin publik ndaj autoriteteve, që sipas tyre kanë dështuar në hetimin e rasteve të tilla.
Fushata #MeToo (EdheUnë), ka filluar pas akuzave kundër producentit të filmit, Harvey Weinstein, derisa më pas miliona gra kanë treguar rrëfimet e tyre për ngacmime seksuale.
Shumë gra në Pakistan kanë thënë se janë abuzuar nga persona të cilëve ato iu kanë besuar, por familjarët u kanë bërë presion të mbajnë sekret një gjë të tillë.
Sigal