Sigal

Maulana Sami ul Haq, njohur si babai i talebanëve, është ekzekutuar në shtëpinë e tij, i masakruar me thikë në vendbanimin e tij në Raëalpindi (Pakistan), thotë familja.

Djali i tij Maulana Hamidul Haq tha se udhëheqësi fetar ishte therur për vdekje në dhomën e tij pasi kishte planifikuar të merrte pjesë në një protestë por për shkak të bllokimit të rrugës ishte kthyer dhe kishte shkuar në shtëpi për shkak të moshës, shkruajnë mediat e huaja.

“Babai im nuk mund të bashkohet me protestën në Islamabad për shkak të bllokimit të rrugës dhe u kthye në shtëpinë e tij për pushim për shkak të moshës së tij të vjetër”, tha ai.  Por shoferi I tij pasi kishte dalë për rreth ghjysë ore, e kishte gjetur të vdekur kur ishte kthyer në shtëpi.

Sami ul-Haq i njohur si ‘“Babai i Talebanëve”, pasi universiteti i tij ndihmoi në nisjen e lëvizjes islamike.