Pakistan, 14 të vdekur pas shpërthimit kamikaz në një qendër vaksinimi

383
14 të vdekur dhe 10 të plagosur është bilanci i një sulmi vetëvrasës, në një qendër vaksinimi në Quetta të Pakistanit. Mediat vendase bëjnë të ditur se një kamikaz ka shpërthyer në qendrën ku kryej vaksinimi kundër poliomielitit në Quetta, duke shkaktuar 14 viktima.
Dëshmitarët bëjnë të ditur se pas shpërthimit janë dëgjuar edhe të shtëna me armë, çka ngre dyshimin se kamikazi nuk ka qenë i vetëm në kryerjen e sulmit.
Që prej ditës së hënë, autoritetet pakistaneze kanë nisur një fushatë për vaksinimin e popullsisë kundër poliomielitit në Quetta dhe disa provinca të tjera të Pakistanit.
Pakistani është ndër vendet e pakta në botë, që nuk e kanë kryer vaksinimin kundër poliomielitit. Skuadrat e vaksinimit kanë rënë shpesh pre e sulmeve nga fondamentalistët islamikë, të cilët i konsiderojnë si spiunë të shërbimeve sekrete.
Sigal