Pak pas lirimit Albin Kurti flet për kandidimin për kreun e Vetëvendosjes

627
Pak pas lirimit, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur për zgjedhjen e kreut të Vetëvendosjes. Kurti që së fundi shpalli kandidaturën për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje shpreson të ketë një kandidat për të parin e VV-së.
I pyetur nëse mund të jetë rivali Dardan Molliqajn, Kurti refuzoi të flasë për të, ndërsa shtoi se çdokush ka të drejtë që të kandidojë. Ai e pranoi se ka mospajtime tek Vetëvendosja.
“Është e vërtetë që kemi pasur e kemi mospajtime në Lëvizjen Vetëvendosje por me dialog, me demokraci e me durim do t’i trajtojmë e do ti kalojmë këto mospajtime”, tha Kurti për Kallxo.com.
Derisa Kurti ndodhej në paraburgim, Aida Dërguti e ofendoi atë në një komunikim të brendshëm të deputetëve të VV-së që u bë publik. Më pas Dërguti i kërkoi falje ish-kryetarit të Vetëvendosjes, ndërsa Kurti e pranoi këtë falje me një letër të dërguar nga burgu. Pesë ditë më parë Kurti shpalli kandidaturën për kryetar të VV-së. Albin Kurti u arrestua më 27 nëntor dhe më pas iu caktua paraburgimi, ngase nuk merrte pjesë në gjykimin ku akuzohet për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend.
Sigal