Paguan shokun 10 000 € për të vrarë babanë, pasi dyshonte për trashëgiminë

419
ITALI – Ai kishte paguar një mik për të vrarë babanë e tij të moshuar pasi i druhej faktit se nuk do të trashëgonte asnjë pasur prej tij. Por, plani i Rinaldo Costa nuk shkon ashtu siç ai e kishte parashikuar.
80-vjeçari Renato Costa, një ish-punëtorë i hekurudhës do të vritej nga Andrea Invincibile, pasi ishte paguar 10 mijë euro nga djali i tij. Ngjarja ka ndodhur në Savona, ku në pranga ka përfunduar Rinaldo Costa dhe Andrea Invincibile.
Autori i planit kishte frikë se babai i tij do t’ia linte pasurinë një gruaje nga Mauritania, me të cilën bashkëjetonte.
Sipas policisë, Invincibile hyri në shtëpinë e 80-vjeçarit dhe në tentativë për ta vratë të moshuarin ata nisën të përlesheshin.
80-vjeçari arriti t’i hiqte maskën atentatorit dhe të bënte që ai të largohej pa ia arritur qëllimit.
Djali i të moshuarit ka rrëfyer në polici se ai nuk donte që pasuria e babait të përfundonte në duart e partneres së tij.
Pak para ngjarjes, 80-vjeçari tregon se ai bashkë me bashkëjetuesen dhe djalin e tij kishin ngrënë mëngjes së bashku dhe para se djali tij të largohej edhe e kishte puthur. 
Sigal