Pacolli: Ne e respektojmë Serbinë, besojmë në fqinjësi të mirë

563
Ministri i Punëve të Jashtme dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli duke folur për mediat serbe ka kërkuar se Serbia ta njohë Pavarësinë e Kosovës.

Pacolli ka thënë se Ballkani ka nevojë për stabilitet dhe se Serbia mund të luajë rol konstruktiv.
“Serbia është një faktor shumë i rëndësishëm për ne. Ne e respektojmë Serbinë. Për ne ka rëndësi të madhe sepse janë faktorë të rëndësishëm në Ballkan. Për fat të keq në shekullin e kaluar ishte një faktor shkatërrimi dhe gjakderdhje. Por, ne besojmë se në një të ardhme të afërt do të kemi fqinjësi të mirë si dy shtete të pavarura”, ka thënë Pacolli
Sigal