Sigal

Sarah-May Philo ka thënë barcaleta dhe ka kënduar operën “Ave Maria” gjatë kohës që kirurgët po hiqnin tumorin në trurin e saj, në një operacion që zgjati 9 orë. Pacientja duhej të rrinte zgjuar gjatë gjithë operacionit dhe veprimet e saj kanë habitur kirurgët dhe personat e tjerë të pranishëm në sallën e operacionit.

34 Vjeçarja me profesion komediane dhe mësuese u diagnostikua me tumor në 2016, dhe mësoi se tumori po i zinte gjysmën e trurit. Sarah-May tha për radion bbc se doktorët i kishin thënë që tumori kishte kohë që po rritej dhe se truri i saj ishte adaptuar dhe po mbijetonte.

“Funksionet në trurin tim kishin kaluar në anën e gabuar, dhe doktorët nuk më dhanë zgjdhje tjetër përveç se operacionit për të heëqur tumorin, ose një pjesë të tij.”

Lloji i operacionit kërkonte që pacientja të fliste gjatë gjithë kohës në mënyrë që kirurgët të kuptonin nëse po ndërhynin tek e folura e saj.

“Në fillim duhej të komunikoja vetëm me terapistin e të folurës por më pas përfunduam duke folur e duke bërë shaka me të gjithë pjestarët e stafit.”

Në momentin që ajo i tha doktorëve se ishte një këngëtare opera e trajnuar, ata i kërkuan të jepte një performancë, kështu ajo këndoi operan “Ave Maria” duke surprizuar të pranishmit.

Saraha-May e përshkroi proçesinsi diçka fantastike.