“Orgji dhe drogë në zyra”, shpërthen në akuza anëtari i Vetëvendosjes

700
‘Nxehet’ situata brenda Vetëvendosjes, ndërsa akuza më të forta dalin në publik. Kështu, deklaratës së liderit të VV-së, Albin Kurti, se në Lëvizje ka pasur ngacmime seksuale ka ngjallur reagimin edhe të aktivistit Fadil Robelli.
Ky i fundit përmes një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut pohoi se në zyrat e Vetëvendosjes bëhej orgji dhe se pihej drogë.
Lideri i sapozgjedhur i Vetëvendosjes, Kurti mbrëmë deklaroi publikisht se në partinë që tashmë ai drejton ka pasur raste kur aktivistet janë ngacmuar duke bërë që të njëjtat të mos shkojnë më në parti, shkaku i këtyre ngacmimeve. Ai tha se brenda Lëvizjes ka pasur raste kur aktivistet janë ngacmuar seksualisht, ndërsa nuk ka informata nëse ka pasur sanksione për sjellje të tilla.
STATUSI I ROBELLIT
“Albini po e koncentron pushtetin” thane:
Sekretarja per Koordinimin e Qendrave,
Sekretari per Koordinimin e Sekretariateve,
Sekretari per Financa,
Sekretari per Ngritje Ideopolitike,
Sekretari per Logjistike,
Sekretarja e Qendres se Prishtines,
Ish Sekretari i Qendres se Prishtines,
Zyrtarja ligjore,
Anetare te Komisionit Diciplinor,
e te tjere nga Sekretariati i Pergjithshem i cili ka pas shume pushtet. Pra, grupi i ish Sekretarit te Pergjithshem Organizativ, Dardanit.
Po shihet se kush ka bo koncentrim te pushtetit ne Levizje.
Të linquarit që deri sot u paguan nga LV e nga nesër paguhen nga Devolli.
Sot u larguan pasi e kuptuan se ma nga Buxheti i Lëvizjës nuk ju bjen kurgja ne Kaqep….
Linqim aaaaa!!!!
Janė këta të Zyreve të cilêt për deri sa Albini e ne të tjerët pervilnim krahët duke u takuar me Qytetarët e duke dëgjuar hallet e tyre këta bënin sex në treshe dhe i qeponin barit nepër Zyre.
Sigal