Orët e tmerrit/ Turistët kalojnë natën në rrugë pas tërmetit në Turqi e ishujt grekë (Foto)

451
Orë tmerri e frike kanë përjetuar të gjithë turistët që kanë zgjedhur të pushojnë në Bodrum të Turqisë dhe ishujt grekë Kos e Rodos pas një tërmeti me magnitudë 6,7 të shkallës Righter që shkundi vendin mbrëmjen e djeshme e krijoi cunami në detin Mesdhe.
Të tmerruar ata kanë braktisur hotelet e banesa dhe kanë zgjedhur të kalojën natën në rrugë, në krevate të improvizuar.
Sipas Daily Mail të shumtë janë turistët anglezë, gjermanë, hollandezë dhe rusë që zgjedhin të pushojnë në këta ishuj gjatë kësaj periudhe.
Pas lëkundjeve të fuqishme jo vetëm ata por edhe banorë të zonës vendosën ta kalojnë jashtë pjesën e mbetur të natës, në krevate të improvizuar.
Siç mund të shihni edhe në foto ata kanë marrë dyshekët e krevateve të hotelit dhe i kanë vendosur në rrugë.
Tërmeti la së paku dy persona të vdekur në ishullin Kos në Greqi dhe rreth 120 të plagosur, ndërkohë që ende vijojnë kërkimet nën rrënoja.
Sigal