Orë të tëra në shi për një biletë treni në Lesbos, Italia shpëton anijen

467
Përpiqen të ruajnë qetësinë, edhe pse dukshëm janë të lodhur dhe të nervozuar në radhën e gjatë për të prerë një biletë në portin Mitilene në ishullin Lesbos të Greqisë. Destinacioni është Athina dhe që aty do të udhëtojnë drejt Autrisë dhe Gjermanisë.
Mbrëmë ishulli u përfshi nga erëra të forta dhe shi i rrëmbyeshëm, duke marrë me vete çadrat e tendat e klandestinëve. Mbi 500 refugjatë qëndruan për më shumë se pesë orë të tëra në shi për të blerë bileta.
Omar, një refugjat afgan, u ankua se zyrat e biletave ishin mbyllur për shkak të zgjedhjeve të përgjithshme të dielën. Rreth 3.000 refugjatë mbërrijnë në Lesbos çdo ditë.
Itali
Fluks edhe në brigjet italiane, ku vetëm dje një anije italiane shpëtoi 340 emigrantë të cilët po rrezikonin të mbyteshin pak kilometra larg brigjeve libiane teksa po udhëtonin me një anije peshkimi.
Burra, gra dhe fëmijë u dërguan në qendrat e strehimit në Mesina të Siçilisë, teksa të tjerë do të shpërndahen në qytete te tjera të jugut të Italisë.
Rreth 500 mijë njerëz kanë hyrë në Europë nëpërmjet Mesdheut nga janari i këtij viti dhe deri tani.
Austri
Ndërkohë rritet numri i emigrantëve që mbërrijnë në Austri direkt nga Kungaria, ku sipas autoriteve që prej mesnatës kanë hyre mbi 10 mijë klandestinë. Rreth 10.700 hynë të dielën dhe më shumë se kaq të shtunën.
Pothuajse të gjithë arrijnë nga qytati Nikelsdorf, i cili ka qenë përgjithësisht pika kryesore e kalimit për emigrantët që vijnë nga Hungaria.
Policia tha se ka mbyllur autostradën që lidh këtë zonë me Vjenën për arsye sigurie, por pa dhënë detaje të tjera. Megjithatë kjo nuk i pegon klandestinët të arrijnë destinacionin e tyre duke ecur ne këmbë.
Sigal