Orban: Muri hungarez do të mbrojë Evropën

426
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka thënë se plani i qeverisë së tij për të ndërtuar një mur, katër metra të lartë, në kufirin me Serbinë, për të ndaluar rrjedhën e migrantëve, do të mbrojë po ashtu Evropën nga “çdo hyrje e paligjshme”.
Orban ka konfirmuar sot se “shteti do të mbrojë kufijtë e tij të jashtëm”. Hungaria ka pranuar mbi 53,000 kërkesa për azil këtë këtë vit, krahasuar me më pak se 43,000 në vitin 2014 dhe 2,150 në vitin 2012.
Orban, i cili ka takuar sot në Bratisllavë liderët e Evropës Qendrore dhe presidentin e Francës, Francois Hollande, ka thënë se Hungaria e konsideron obligim shtetëror mbrojtjen e kufijve të saj dhe se nuk do të kërkojë ndihmë për këtë çështje.
Sigal