Orban kthen sytë nga Kremlini!

677
Sigal

Ka reaguar ashpër shtypi  perëndimor, pas deklaratës me “erë” të rëndë fashiste që kryeministri i Hungarisë, i                   shumënjohuri skandalist, Viktor Orban ka bërë. Autokrati i Budapestit, (mik dhe mësues “me pagesë” edhe i Berishës, si është shkruar) ka sulmuar së fundi edhe BE-në, e cila po projekton zhdukje kufijsh të shteteve nacionale dhe kërkon drejtim politiko-ekonomik centralizues nga Brukseli, duke deklaruar se: “Uniteti kombëtar nuk është çështje vullneti, por çështje force!”. Në të vërtetë, Viktor Orban njihet si drejtues shteti me ide dhe koncepte “jashtë” shinave demokratike. Ai është në Hungari, kryeministër i së djathtës ekstreme, dhe është profilizuar me kohë si euroskeptik, njeri që kërkon të ndezë “ura zjarri”, brenda dhe jashtë BE-së. Kështu është edhe “popullarizuar” në tregun e politikës ekstreme të Europës. Por deklarata më e fundit i ka tejkaluar hapësirat e tolerancës, pasi për herë të parë Orban ka kërkuar të zëvendësojë demokracinë me një sistem tjetër. Dhe në një kohë kur Europa po konfrontohet me krizën e madhe, ku rrebeshi financiar ka mbërthyer shtete si Greqia, Italia, Spanja dhe të tjerë, duke frenuar edhe Gjermaninë, lokomotivën zhvilluese. Është interesant, theksohet në një “vëzhgim” shqetësues i gazetës më të madhe Italiane, “La Repubblica”, e cila ka dalluar qartë lidhjen e Orban me autokratin e pashkulshëm të ardhur nga spiunazhi i frikshëm rus, Putin. Madje Putin për Orban janë të njëjtë, adhurues dhe mësues, siç dihet që është i tillë edhe Berisha, që Orban hapur e ka deklaruar idhull, pak a shumë, “drejtues që opozitën po të dojë e burgos dhe po të dojë, i këput edhe kokën…”. Edhe pse ende vëzhguesit e shtypit perëndimor nuk kanë përcaktuar aks lidhje të sofistikuar, Tiranë-Beograd-Budapest-Moskë, ata aksin e kanë dalluar pjesor, sepse në të vërtetë pjesor ai ekziston i hapur, dhe Tiranë-Budapest dhe Budapest-Moskë është i ligjëruar dhe përuruar me objektiva të qarta, diplomaci në zhvillim dhe takime kokë më kokë. Orban i gjendur nën dështim qeverisës dhe falimentim shteti, dobësinë reale të krijuar vendit dhe qytetarëve e kthen në fuqi fjalësh propogandistike duke kërcënuar BE-në, nën vazhdimësi të rrugës së tij autoritare. Dhe jo vetëm kaq, pikërisht në ditën që sulmon BE-në për falimentim të demokracisë dhe propozimin për një sistem të forcës, (ndaj kujt?!) ai i përvishet edhe FMN-së duke i kërkuar me ashpërsi, në një takim të vështirë negociues, kredi të pamendueshme, për të shpëtuar Hungarinë nga falimentimi total, pothuaj sa i grekëve. Ai nge zërin dhe provokon konfrontim politik, kalon nga shkëputja e vendit prej Europës, në propozime për një sistem vlerash e institucionesh alternativë dhe jo të vlefshëm, në respekt të botës së lirë, lindur nga disfata e aksit (Romë-Berlin-Tokio) në vitin 1945. “Shpresoj të mos jetë e nevojshme të prezantojmë, një sistem të ri, që të imitojë demokracinë”, janë fjalët e tij të komentuara gjatë në “La Repubblica”, pasi janë thënë në një takim tjetër me industrialistë duke shtuar se: “kemi nevojë për sisteme të reja ekonomike dhe ide të reja”. Bashkimi kombëtar është shpallur tashmë prej tij me një stil fashistoid e koreano- verior, vë ne dukje analisti italian Andrea Tarquini. “Një Orban” mendimtar e ndërhyrës në të gjitha fushat ku nuk është as kompetent”, shkurt ajo që ne shqiptarët dallojmë shpesh tek “nxënësi” i tij, “mendimtar e kompetent”, Berisha. Dy ditë më parë, media dhe sitet ndërkombëtarë, kanë rizbuluar edhe mendime të quajtura, kineze, maocedunidera, ku “forca” i kushtoi Kinës miliona viktima dhe varfëri që vetëm tridhjetë vitet e fundit është kapërcyer me mundim. “Nuk është çështje vullneti, është çështje force. Mbahuni të fortë, më e keqja akoma nuk ka ardhur”. Kjo e thënë publike, ka mjaftuar që shtypi të shpërthejë në kundërgoditje dhe analiza duke zbuluar fashistizimin në thellësi të deklarimeve të papërgjegjshme, të një kryeministri të një shteti europian. Reuters, Agenc Franc Presse, Europa-1, etj., agjenci botërore, kanë regjistruar deklarimet dhe kërkojnë përgjegjësi politike dhe privime individuale ndaj Orban. Kjo është arsyeja që në ambientet politike dhe ato ekonomiko-financiare ndërkombëtare, ndihet diskutimi dhe shqetësimi. Ka reaguar edhe opozita e dobët dhe e shtypur hungareze. “Qeveria po çmonton demokracinë”, proteston Partia Socialiste (Mszp). “Kryeministri ka fyer rëndë popullin hungarez dhe vlerat e tij europiane!”. Të irrituar janë paraqitur edhe ekologjistët e majtë (Lmp). Por, kryeministri i mbrojtur nga partia e tij (Fidesz), që bën pjesë në grupimin kristiankonservator europian, brenda Partisë Popullore Europiane, (ku ndodhet edhe Berisha) nuk shqetësohet. Ajo është nën dridhje dhe vëzhgim se si do të përfundojnë negociatat e vështira me FMN-në, që di mirë situatën e frikshme të krizës në Hungari. Por Orban e mohon katastrofën financiare, gjendjen e vështirë të hungarezeve dhe bizneseve të tyre, vëren shtypi, madje ai kundërsulmon çmendurisht, duke mashtruar në media, për “përparime, suksese madhështore dhe se në krizë është vet BE dhe kurrsesi ai…” (La repubblica, po aty) duke vazhduar se: “ne të lindjes, gjysmë aziatikë, përparojmë”. Për një shqiptar dallohet qartë një Berishë që kërkoi gjer dhe mësimin e gjuhës kineze me detyrim, dytësore, siç kemi njoftimin, ndërsa për vëzhguesit e hollë, Orban është “mësuesi” i Berishës. Kjo dhe për faktin tjetër rehabilitues e mbrojtës që Orban u bën kriminelëve të luftës, si në rastin e bashkëpunëtorit të nazizmit, kriminelit të kapur me vonesë Laszio Csatary, për të cilin shfaq admirim edhe anëtarësia e partisë, ndërsa nuk mungojnë të hapin edhe ekspozita arti ku ekzaltohet gjer dhe admirali nazist Horthy. (Një diktator antihebre dhe njeri shumë i afërt i Hitlerit gjer në ditët e fundit, në fuqi nga viti 1919 gjer me 1944). Këtij njeriu kriminel dhe antihungarez, Orban nuk ka munguar t’i jap emra rrugësh, sheshesh dhe t’i ngrejë buste në sheshe. Shtypi perëndimor ka cituar edhe faktin e rëndë kur në shkolla nxënës me bindje të së djathtës kanë grisur fotot e Nobelit, për paqen, Elie Wesiel, i mbijetuari nga Auschëitz dhe kritik humorist ndaj veprimeve autoritare dhe antisemite në Hungari, drejtorët e shkollave, të vendosur politikë të Orban, nuk ndëshkojnë dhe vet Orban mban heshtje të thellë! Kjo është pasqyra e përmbledhur e shtypit europian i sjellë në Shqipëri pikërisht sepse i tillë është dhe Berisha, për të cilin ka folur me kohë edhe shtypi e mediat europiane, duke mos dalluar mirë, në të vërtetë aksin e lidhjes që, mbi ujë, hapur dallohet Tiranë-Budapest dhe nën ujë, fshehtas shkon nga Tirana tek Putin! Fatmirësisht këtë dobësi të medias europiane, e ka evidentuar më në fund qartë, media serioze dhe atdhetare e Tiranës. Pushteti i Berishës me deklaratat skandaloze dhe gjer dhe vrasjet e protestuesve, nuk ka asgjë të përbashkët me BE-në, kurse është i qartë, frymëzues prej Putin, Orban dhe mundet dhe dikush tjetër! Kjo, duhet ndërprerë, në Budapest është ideja e përshkruar, në Tiranë duhet shkulur dhe ndëshkuar demokratikisht!