Orban: BE-ja plan sekret për të pranuar 500 mijë emigrantë sirianë

451
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka deklaruar se Bashkimi Europian ka përgatitur një plan sekret për të sjellë plot 500 mijë emigrantë që ndodhen aktualisht në Turqi, në shtetet e kontinentit të vjetër. Ai tha se një vendim i tillë do të anonçohet në Berlin gjatë ditëve të ardhshme. Sipas tij, një skemë e tillë është propozuar edhe më herët nga BE-ja, por u refuzua nga disa prej liderëve europianë.

“Ka një vendim për të cilin është punuar në fshehtësi, por që do të dalë në dritë gjatë ditëve të ardhshme. Vendimet e koalicionit tonë deri më tani kanë qënë absurde. Fluksi i emigrantëve është përdorur edhe si rrugë për transportimin e terroristëve nga Siria, Iraku dhe Afganistani drejt Europës.”

Lajmi i përcjellë nga Orban është përforcuar edhe nga deklarata e Kryeministrit holandez, Mark Rutte, i cili tha se BE-ja po konsiderojnë mundësinë e pranimit të një numri mjaft të lartë emigrantësh. Megjithatë, zv. Presidenti i Komisionit Europian, Frans Timmermans, u shpreh nga Brukseli se deklarata e kreut të egzekutivit hungarez ishte e pabazë.
Sigal