Opozita siriane krijoi delegacionin e saj pro bisedimeve të paqes në Gjenevë

488
Opozita siriane krijoi delegacionin e saj për bisedimet e paqes në Gjenevë, të parashikuara në fund të muajit janar, duke përfshirë përfaqësues të grupeve të armatosura, deklaroi për median koordinatori i përgjithshëm, Riad Hijab, i cili nuk ka besim në mundësinë e pjesëmarrjes së regjimit në këto negociata. Ish-kryeministri sirian, i cili do të pritet sot në Paris nga presidenti francez Hollande, u shpreh në një intervistë të shkruar për shtypin, se regjimi i Bachar al-Assadit po bëhet gjithnjë e më i varur nga Irani.

”Në Gjenevë, ku bisedimet janë caktuar të zhvillohen më 25 janar nën drejtimin e OKB-së, opozita do të jetë e përfaqësuar nga një delegacion prej 15 personash, në mesin e së cilëve përfaqësues të grupeve të armatosura, me funksion për të luajtur një rol të rëndësishëm në zbatimin e angazhimeve që do të merren për një armëpushim të luftimeve”, sqaroi Hijab. I pyetur rreth pjesëmarrjes së grupit rebel më me influencë, Ahrar al Cham, ai u shpreh se kjo çështje është ende në fazë diskutimi.
Sigal