Opozita në Kosovë: Në Janar protestë mbarëpopullore

468
Opozita e bashkuar e Kosovës ka vendosur që më datën 9 janar të mbajë një protestë mbarëpopullore në Prishtinë.
Vendimi u mor sot pas një takimi të tre liderëve politik, Visar Ymerit të Vetëvendosjes, Ramush Haradinajt të AAK-së dhe Fatmir Limajt të Nismës.
Krerët opozitarë deklarojnë se burgosjet nuk do të ndalojnë realizimin e protestave të opozitës për anulimin e marrëveshjeve dhe kthimin e vendit në normalitet.
Ramush Haradinaj i bëri thirrje policisë dhe gjyqësorit që të mos bjerë pre e urdhrave politike.
“Ne si opozitë do të vazhdojmë kundërshtimin deri në anulim të marrëveshjeve me Serbinë dhe Malin e Zi. Insistimi ynë për anulim do të jetë i pandalshëm”, ka thënë Haradinaj.
Sa i takon seancës ku pritet që presidentja Atifete Jahjaga t’u adresohet deputetëve në sallën e Kuvendit të Kosovës, liderët opozitarë nuk kanë treguar se si do të veprojnë. “Do të ju tregojmë me kohë”, ka thënë Haradinaj.
Sigal