Opozita manifeston sot në Gjilan kundër marrëveshjes me Serbinë

420
Partitë opozitare sot do të mbajnë një manifestim në Gjilan përmes të cilit kundërshtojnë marrëveshjen për Asociacionin e Komunave Serbe dhe demarkacionin me Malin e Zi, marrëveshje këto të nënshkruara nga Qeveria e Kosovës.
“Qytetarët e Gjilanit dhe Anamoravës vazhdimisht i kanë kundërshtuar marrëveshjet e dëmshme për Republikën e Kosovës. Kjo pjesë e Kosovës, është prekur më së shumti nga decentralizimi etnik, për të cilin na thoshin se është kompromisi i dhimbshëm i fundit, e që doli të jetë veçkaparja për ‘Zajednicën’. Po ashtu, banorët e kësaj pjesë i kanë parë për së afërmi gabimet e Qeverisë së Kosovës në demarkacionin me Maqedoninë. Prandaj, qytetarët e Anamoravës nuk do të lejojnë që të shumëfishohen këto dëme, as përmes ‘Zajednicës’, e as përmes demarkacionit me Malin e Zi”, thuhet në një njoftim për mediat të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën.
Sigal