Opozita bllokon seancën e Kuvendit të Kosovës: “Të tërhiqet marrëveshja me Serbinë”

400
Opozita kosovare nuk tërhiqet, ndërsa ka bllokuar sërish punimet e seancës plenare.
Deputetët e Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën kanë qëndruar para foltores së Kuvendit.
Në emër të opozitës, Glauk Konjufca, nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se opozita nuk do të heqë dorë nga bllokimi deri në tërheqjen e nënshkrimit të kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, nga marrëveshja për themelimin e bashkësisë së komunave të banuara me shumicë serbe.
Gjithashtu përveç seancës së sotme edhe ajo që ishte vendosur për të premten është shtyrë.
Seanca e fundit në Kuvendin e Kosovës në 22 shtator përfundoi pas një sulmi me vezë në drejtim të kryeministrit Mustafa, në kohën që ai po raportonte për marrëveshjen e arritur.
Marrëveshja për këtë bashkësinë e komunave serbe është arritur më 25 gusht ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Por opozita e sheh këtë marrëveshje si një hap sjell ndarjen e Kosovës.
Sigal