Operacioni për rimarrjen e Mosulit, kryeministrit Haider Al Abadi, entuziast për progresin

410
Sigal



Operacioni për rimarrjen e Mosulit po ecën më mirë dhe më shpejt sesa ishte
planifikuar. Qeveria irakene, me miratimin e kryeministrit Haider Al Abadi, i
cili nuk ka ngurruar të shprehë entuziazmin nëpërmjet një deklarate, ka shtuar
trupat në luftën kundër ISIS.


Dita e enjte shënoi një
intensifikim në luftën për rimarrjen e qytetit të dytë të Irakut. Pjesë e
koalicionit janë edhe forcat kurde peshmerga, të cilat njoftuan një operacion
në shkallë të gjerë në lindje dhe në veri të Mosulit. 


“Forcat tona kanë avancuar 5
km në zonën e Bartejës dhe ne tashmë e kemi rrethuar”, ka deklaruar kreu i
trupave kurde. 


Bashkëpunimin me ta dhe aleatët
e tjerë, kryeministri iraken e vlerësoi së tepërmi. Megjithatë, ditët në
vazhdim pritet të jenë më të vështira, pasi militantët e ISIS janë duke u
përgatitur për një betejë kulmore. 


Ofensiva e ndërmarre është
operacioni më i madh nisur nga forcat irakene që prej pushtimit të udhëhequr
nga SHBA në vitin 2003 dhe pritet të duhen javë, ose muaj për çlirimin e tij. 


Ndërkohë, gjenerali amerikan
Gary Volesky paralajmëroi se krerët e ISIS kanë ikur nga Mosuli, duke lënë pas
vetëm xhihadistët në betejë. Fakti që ata kanë braktisur territoret ngre një
pikëpyetje të madhe se ku mund të jenë strehuar.