Operacionet ajrore në Jemen shkatërrojnë trashëgiminë historike

422
Operacionet ajrore të forcave të koalicionit nën udhëheqjen e Arabisë Saudite ndaj Lëvizjes Shiite Ensarullah Husi në jemen kanë hyrë në muajin e tretë të tyre dhe këto operacione janë duke shkatërruar edhe indet historike në vend, raporton Anadolu Agency (AA).
Qyteti Bab’ul Jemen (Dera e Jemenit) ku përfshihen edhe shtëpitë e qyteti Sana të cilat kanë një histori prej 2 mijë e 500 vitesh dhe të cilat njihen si gradaçelat e para në botë po shkatërrohen një e nga një nga këto operacione.
Katër shtëpi mijëra vjeçare të cilat janë edhe pjesë e Trashëgimisë Botërore Kulturore të UNESCO si pasojë e bombardimeve të fundit janë shkatërruar plotësisht. Vendet e koalicionit duke theksuar se strukturimi politik i militantëve Husi ndodhet në qytetin historik ata e cilësojnë së të “pa-shmangshme” që gjatë operacioneve të dëmtohet edhe qyteti.
– Banorët e qytetit janë të shqetësuar
Afërsisht 10 mijë banorët të cilët jetojnë në shtëpitë historike janë të shqetësua duke dalë kundra që Husitë të përdorin këtë qytet si bazë të lëvizjes ata gjithashtu jetojnë me frikën se mund të jenë edhe objektiv në operacione.
Në operacionet të cilat nisën si “Stuhia e stabilitetit” dhe më pas kaluan në fazën e dytë Kthim në Shpresë rriten akoma edhe më tej shqetësimet ku avionët sauditë bombardojnë qytetin ku në operacionet ajrore “Stuhia e stabilitetit” e nisur me 26 mars veprat historike në rajonin Marib pësuan dëme të mëdha.
Në këto sulme u dëmtuan shkrimet me dorë mbi muret e digës Marib si dhe Muzeu Kombëtarë Zomar u shkatërrua plotësisht nga sulmet e armatosura.
– Gradaçelat e para të botës
Qyteti Sana cili u formua nga Sam djali profetit Nuh me pamjen e tij prej një “qyteti bllok” rrethohet me muret të cilët ruajnë formën dhe praninë të restaururar nga Sulltani Abdülhamidi 2. Ndërtaesat 8-9 katëshe me pamjen e “Gradaçelave të Kohës” brenda mureve të qytetit kanë një veçori të veçantë se janë të ndërtuara plotësisht me qerpiç.
“Gradaçelat e qerpiçit” të cilat formojnë bazën e arkitekturës klasike Jemenase kanë një pamje origjinale me shtesat osmane gjatë periudhës 400 vjeçare të sundimit osman.
Sigal