Operacion nga policia e Izraelit, arrestohen dy deputetë palestinezë

561
Dy deputetë të Kuvendit Ligjvënës Palestinez në qytetin e Betlehemit në jug të Bregut Perëndimor janë arrestuar nga policia e Izraelit, njofton ‘AA’.

Sipas një njoftimi me shkrim nga Blloku i Ndryshimeve dhe Përmirësimit pranë Hamasit, ushtarët izraelitë në orët e mëngjesit kanë organizuar bastisje në shtëpitë e deputetëve palestinezë Halid Tafish dhe Enver ez-Zenun në Betlehem.

Mësohet se si rezultat i bastisjes dy deputetët e Hamasit nga Kuvendi Ligjvënës Palestinez janë arrestuar nga ushtarët izraelitë, ndërsa ende nuk dihen motivet. Autoritetet izraelite ende nuk kanë dalë me deklaratë në lidhje me këtë zhvillim.

Me këto dy arrestime numri i deputetëve që mbahen të arrestuar nga Izraeli është rritur në nëntë.
Sigal