OKB, Staffan de Mistura në Siri: “Beteja e Alepos do të jetë e tmerrshme”

394
Sigal

I dërguari i OKB-së në Siri ka thënë sot se ai shpreson
të gjendet “ndonjë lloj i formulës” që do të evitonte një “betejë të tmerrshme”
në Alepo, raporton Reuters.


qytetin sirian ka kohë që po zhvillohen beteja të ashpra, ndërsa së fundi
forcat qeveritare kanë arritur të marrin pjesë të mëdha të qytetit që kanë qenë
nën kontroll të rebelëve anti qeveritarë.

Staffan
de Mistura, derisa ka folur në konferencën e mbajtur në Romë, ka lënë të
kuptohet se beteja për Alepon nuk do të zgjaste shumë duke thënë se “fakt është
që Alepo nuk do të qëndrojë shumë gjatë”.

“Unë
e besoja se do të jetë një betejë e tmerrshme që do të përfundonte në mes të
Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Shpresoj që kjo betejë nuk do të ndodhë dhe se
do të gjendet ndonjë lloj i formulës”, ka thënë ai.