OKB rezolutë të re për Korenë e Veriut, pas testimit të bombës me hidrogjen

473
Këshilli i Sigurimit pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara e ka dënuar ashpër testimin e bombës me hidrogjen nga ana e Koresë së Veriut, teksa shtetet antare kanë nisur punën për krijimin e një rezolute të re.
Për mediat është prononcuar ambasadori uruguajian, Elbio Roselli, i cili është edhe Presidenti i Këshillit për muajin janar. Ai u shpreh se Koreja e Veriut i ka injoruar thirrjet e ndërkombëtarëve për t’i dhënë fund programit të tyre nuklear, ndaj OKB nuk mund të rrijë duarkryq përballë një situate të tillë.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me Korenë e Jugut dhe Japoninë kanë njotuar se do t’i jenë të bashkuar për t’iu kundërpërgjigjur veprimeve kërcënuese të Koresë së Veriut.
Sipas burimeve zyrtare, Presidenti amerikan, Barak Obama, ka komunikkuar së fundmi në telefon me homologen e tij nga Koreja e Jugut, Park Geun-Hye, si dhe me Kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe. Gjatë bisedës së tyre, liderët kanë rënë dakord se testimi i bombës me hidrogjen është një veprim i dënueshëm, ndaj ndërkombëtarët duhet të marrin masa sa më shpejt. Kjo është hera e katërt që Koreja e Veriut kryen një testim të bombave bërthamore që prej vitit 2006.
Sigal