OKB kërkon evakuimin urgjent të banorëve sirianë për trajtim mjekësor

456
Rreth 400 njerëz në qytetin e rrethuar të Sirisë, Madaja, duhet të evakuohen urgjentisht për trajtim mjekësor. Alarmin e ka dhënë komisioneri për çështje humanitare i Kombeve të Bashkuara, Stephen O’Brien.
Pasi ka informuar Këshillin e Sigurimit të OKB-së për krizën në këtë qytet, ai ka paralajmëruar se nëse nuk ndërhyhet tani, ata njerëz mund të vdesin.
Të hënën, një karvan me ndihma ushqimore janë shpërndarë për 40,000 banorët që jetojnë të rrethuar nga forcat qeveritare të Sirisë prej gjashtë muajsh.
Kombet e Bashkuara thonë se kanë raporte të besueshme për njerëz që kanë vdekur nga uria. Kryqi i Kuq Ndërkombëtar u është bashkuar përpjekjeve për të dërguar ndihmë në qytetin Madaja, pranë kufirit me Libanin. Madaja kontrollohet nga forcat rebele, por është e rrethuar nga forcat qeveritare. Banorët atje kanë marrë ndihmat e fundit ushqimore në muajin tetor.
Njëkohësisht, kamionët me ndihma kanë hyrë edhe në dy qytete të rrethuara nga forcat rebele në provincën Idlib, në bazë të një marrëveshjeje midis palëve në koflikt. Situata në qytetet Foah dhe Kefraja po ashtu raportohet të jetë e tmerrshme, me rreth 20,000 banorë të rrethuar që prej muajit mars.
Sigal