OKB kërkon 861 milionë dollarë për ta ndihmuar Irakun

462
Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për ndihmë humanitare në vlerë prej 861 milionë dollarësh, për t’i ndihmuar irakianët, jetët e të cilëve janë shkatërruar nga lufta.
“Prioritet i yni parësor është që të shkojmë tej njerëzit që janë në kushte më të vëshira e t’iu japim atyre atë që kanë nevojë, në mënyrë që të mbijetojnë, ushqim, të holla, strehim e ujë”, ka thënë gjatë një konference në Bagdad, koordinatori humanitar i OKB-së për Irakun, Lise Grande.
Iraku është goditur rëndë nga rënia e çmimit të naftës, sektarizmi që kërcënon me ndarjen e shtetit dhe lufta ndaj grupit militant Shteti Islamik, që deri më tani ka ndikuar në zhvendosjen e 3.3 milionë irakianëve.
Një raport i qeverisë i publikuar sot, thotë se Iraku ka nevojë për 1.56 miliardë dollarë, në mënyrë që gjatë këtij viti të merret me krizën humanitare të shkaktuar nga lufta me Shtetin Islamik. 
Sigal