OKB: Iraku të reduktojë dënimin me vdekje dhe abuzimet ne burgje

436
Komiteti për të Drejta të Njeriut i Kombeve të Bashkuara i ka bërë thirrje Irakut që të reduktojë përdorimin e ndëshkimit me vdekje dhe të ndalojë abuzimet e përhapura, përfshirë torturën dhe përdhunimin në burgje. Sakaq, Komiteti ka raportuar sot për “numër në rritje” të rasteve të dënimit me vdekje në Irak. Ai ka thënë se Iraku dyshohet se shqipton dënimet me vdekje bazuar në dëshmitë e marra përmes torturës.

Anëtari i komitetit, Yuval Shany, ka thënë se Iraku ka ekzekutuar rreth 240 njerëz qysh në fund të vitit 2013 dhe se rreth 1,700 të burgosur mbeten në pritje të ekzekutimit, citon rel. Ai ka thënë se komiteti i OKB-së nuk ka marrë ndonjë të dhënë se sa ekzekutime janë kryer nga militantët e Shtetit Islamik në Irak.
Sigal