OKB i kërkon Israelit dhe Palestinës të ndalojnë dhunën

503
Kombet e Bashkuara kanë shprehur shqetësime serioze mbi situatën e dhunshme të krijuar kohët e fundit mes Izraelit dhe Palestinës, duke u kërkuar të dyja palëve të marrin masa urgjente për të parandaluar vrasjet masive dhe përshkallëzimin e dhunës.
Gjatë debatit për Lindjen e Mesme në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Zëvendës/Sekretari i Përgjithshëm Jan Eliasson, tha se 47 palestinezë dhe 7 izraelitë janë vrarë dhe më shumë se 5 mijë palestinezë dhe 70 izraelitë janë plagosur gjatë dhunës 2 javore.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, ka udhëtuar në Lindjen e Mesme për tu takuar me udhëheqësit e Izraelit, Palestinës dhe Jordanisë, me qëllim ndalimin e gjakderdhjes.
Eliasson tha se palët duhet të rifillojnë negociatat paqësore dhe duhet të shmangin konfliktet fetare nga ekstremistët.
Ministri i Jashtëm palestinez, Riad Malki, akuzoi Izraelin se po nxit njerëzit e tij të sulmojnë palestinezët, teksa Danny Danon, Ambasadori i sapoemëruar në OKB i Izraelit, akuzoi Palestinën se po sulmon Izraelin pa asnjë motiv.
Përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB, Liu Jieyi, i bëri thirrje Izraelit të heqë bllokadën e Rripit të Gazës.
Ai tha se komuniteti ndërkombëtar duhet të marrë masa të menjëhershme për të lehtësuar situatën dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.
Sigal