Ohajos në SHBA voton kundër legalizimit të marjuanës në SHBA

517
Amerikanët e Ohajos i kanë thënë jo propozimit për të legalizuar marijuanën. Votuesit kanë hedhur poshtë të ashtuquajturën çështja 3, me të cilën do ndryshohej kushtetuta e shtetit e më pas do legalizohej përdorimi i marijuanës për qëllime mjekësore për të gjithë personat mbi 21 vjeç. 
Aktivistët pro legalizimit kanë shpenzuar rreth 12 milionë dollarë për reklamat në prag të votimit të së martës. Por, masa është kundërshtuar fuqishëm nga spitalet e fëmijëve, organizatat e biznesit dhe fermerët.
Kolorado, Uashingtoni, Oregoni, Alaska dhe Distrikti i Kolumbias kanë legalizuar marijuanën mjekësore. Mbi 20 shtete amerikane lejojnë përdorimin marijuanës për qëllime mjekësore. 
Sigal