Ofrohet punë me 50 mijë paund në vit, por askush s’është i interesuar

478
Një familje në një fshat të vogël skocez afër kufirit me Anglinë, është e gatshme të paguajë rreth 50,000 paund në vit, me 28 ditët e pushimeve dhe festave, për personin, i cili pranon të jetojë në shtëpi dhe punojë si dado për dy fëmijët e moshës pesë dhe shtatë vjet.
Detyra është në thelb të kujdeset për fëmijët: t’u përgatisë atyre mëngjesin, t’i marrë ata në shkollë, t’i ndihmojë me detyrat e shtëpisë, etj.
Në njoftimin e postuar në faqen e Childcare.co.uk, familja e përshkruan shtëpinë e saj si një “të gjerë e të bukur, historike, shtëpia që ofron pamje spektakolare”.
Vetëm se ka një pengesë të vogël. Duket se në shtëpi është zbuluar një aktivitet anormal. Familja, e cila ka dhjetë vjet që jeton në këtë shtëpi, thotë se muret flasin.
Gjatë vitit të kaluar janë larguar dhjetë dado, e megjithatë ata pranojnë se personalisht, nuk kanë përjetuar ndonjë nga këto incidente.
Nëse jeni të interesuar, shkoni te Childcare.co.uk
Sigal