Obama: SHBA do të punojë me Francën për të kapur përgjegjësit

452
Udhëheqësit botërorë janë mbledhur në Turqi për samitin e G20-ës, apo grupit të vendeve më të industrializuara.
Gjatë takimit dyditor në qytetin Belek, liderët pritet të diskutojnë për çështje globale, si lufta kundër terrorizmit, konflikti në Siri, kriza me migrantë dhe ndryshimet klimatike.
Samiti vjen pas sulmeve të së premtes në Paris.
Duke i përshkruar ato si goditje mbi botën e civilizuar, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se SHBA do të punojë me Francën për të kapur përgjegjësit.
Ai ka bërë këto komente përpara nisjes së samitit, në një konferencë të përbashkët për media me presidentin e Turqisë, Reccep Tayyip Erdogan. /REL/
Sigal