Obama: SHBA do të ndihmojë më shumë Irakun

421
Shtetet e Bashkuara nuk kanë ende “strategji të plotë” për të ndihmuar Irakun në rikthimin e territorit nga Shteti Islamik (IS), ka thënë presidenti Barack Obama. Ai ka thënë se Pentagoni është duke rishikuar mënyrat për të ndihmuar më shumë Irakun dhe për të pajisur forcat e tij.
Obama, megjithatë, ka theksuar se angazhimi i plotë duhet të bëhet nga vetë irakianët. Presidenti amerikan i ka bërë këto komente në Gjermani, pas samitit të liderëve të G7-ës, grupit të vendeve më të industrializuara.
Shteti Islamik ka shënuar fitore në Irak, pavarësisht sulmeve ajrore të koalicionit që udhëheq SHBA-ja. Në muajin maj, militantët kanë kapur Ramadin, kryeqytetin e provincës më të madhe irakiane, Anbar. Në Siri, ata po ashtu kanë marrë kontrollin e qyteteve Tadmur dhe Palmira.
Sigal