Obama paralajmëron lidhur me ngrohjen globale: Të ndërhyjmë sa jemi në kohë

437
Presidenti amerikan Barak Obamën paralajmëroi liderët botërore se nëse nuk arrihet shpejt një marrëveshje për të ndalur ngrohjen globale, do të jetë shumë vonë për të shpëtuar planetin. Ai pranoi se SHBA është një ndër ndotësit kryesorë të atmosferës, por u zotua se do të ndihmojë në përmirësimin e situatës.
Presidenti amerikan Barak Obama u beri thirrje liderëve botërorë të arrijën dakordësinë për të reduktuar emetimin e karbonit në atmosferë, përpara se të jetë tepër vonë. Kreu i Shtëpisë së Bardhë ndërsa foli në një takim për ngrohjen globale në Alaskë, pranoi se SHBA është ndër përgjegjësit kryesorë për rritjen e tempteraturave të tokës dhe mori përgjegjësinë se do të ndihmojë në përmirësimin e situatës.
Obama tha se në samitin botëror të Parisit që mbahet në dhjetor, liderët ndërkombëtarë duhe të arrijnë patjetër një marrëveshje për të mbrojtur botën e vetme që ekziston, ndërsa janë ende në kohë..
Presidenti amerikan tha se Artiku po i ndjen që tani efektet e ndryshimeve klimaterike. “Akullnajat e Alaskës po shkrijnë më shpejt, duke vënë në rrezik turizmin dhe duke rritur nivelin e detit. Nëse nuk bëjmë asgjë, temperaturat në Alaskë priten të rriten 6-12 gradë deri në fund të shekullit, duke ndryshuar kështu përgjithmonë industri të tëra” tha Obama.
Konferenca në Alaskë që po organizohet nga Departamenti amerikan i Shtetit,synon të nxisë vullnetin politik për bisedimet e OKB-së që do të mbahen këtë vit me qëllim hartimin e një plani për ndryshimet klimatike. Shkencëtarët kanë paralajmëruar se nëse temperaturat rriten 2 gradë celcius mbi nivelin para-industrial, atëherë do të krijohet një mot ekstrem dhe nivele të rritura të detit, duke ndikuar kështu popullsinë në mbarë botën.
Sigal