Obama në Hiroshima: 71 vite më parë vdekja ra nga qielli dhe bota ndryshoi

455
Presidenti i SHBA, Barack Obama, po zhvillon një vizitë historike në Hiroshima. Obama është Presidenti i parë amerikan që shkel në Hiroshima, që prej hedhjes së bombës atomike, e cila shkatërroi plotësisht këtë vend. Gjatë fjalës së tij, Obama ka deklaruar se 71 vite më parë vdekja ra nga qielli dhe bota ndryshoi. “Shpirtrat e të vdekurve flasin. Erdhëm për të treguar se e shkuara nuk mund të ndryshohet. Jemi në Hiroshima për të nderuar të rënët. 71 vite më parë vdekja ra nga qielli dhe bota ndryshoi”, ka thënë Obama nga Hiroshima.
Sigal