Obama: Hillary Clinton do të ishte Presidente e shkëlqyer për SHBA

566
UASHINGTON – Hillary Clinton do të ishte një “Presidente e shkëlqyer”. Kështu e ka cilësuar Presidenti amerikan, Barack Obama, ish-sekretaren amerikane të shtetit, e cila në vitin 2008 ishte kundërshtarja e tij.
Në konferencën për shtyp në qytetin e Panamasë në Samitin amerikan, mbrëmë Obama vlerësoi Clinton duke u shprehur se ajo do të ishte një Presidente e shkëlqyer.
“Ajo ishte kandidate e vështirë në vitin 2008, ajo ishte mbështetëse e madhe për mua në zgjedhjet e përgjithshme, ajo ishte një sekretare e jashtëzakonshme e shtetit, ajo është mike imja, dhe mendoj se do të jetë një presidente e shkëlqyeshme”. tha Obama
Deklaratat e Obamas vijnë pak kohë para paralajmërimeve se Hillary Clinton do ta shpallë kandidaturën e saj në garën për nominim presidencial të Partisë Demokratike, për zgjedhjet e vitit 2016. 
Sigal