Obama fillon punë si jurist në Çikago, paga e ish-Presidentit amerikan do t’ju habisë

437
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, është thirrur të bëjë rolin e një gjykatësi në Çikago. Presidenti i gjykatës së qarkut Cook, Tim Evans, tha të premten se ish-presidenti do të shërbejë si gjykatës në muajin nëntor.
Obama zotëron shtëpi në Uashinton dhe në lagjen Kenwood të Çikagos. “Ish-qirramarrësi” i Shtëpisë së Bardhë është një votues i regjistruar në Çikago. Juristët mund të përdoren për raste penale ose dëgjime civile.
Ata mund të thirren në cilindo nga qarqet e Çikagos ose në gjykatat periferike.
Të gjithë juristët para se të marrin shërbimin shohin një video për detyrat e tyre nga Lester Holt, një herë e një kohë reporter televiziv dhe tani gazetar në NBC. Gjykatësit e qarkut COOK, paguhen 17 dollarë për çdo ditë të shërbimit të tyre.
Sigal