Obama dhe Hollande: Përpjekje të shtuara për luftimin e Shtetit Islamik

473
Presidenti amerikan, Barack Obama ka thënë se Shtetet e Bashkuara dhe Franca do të “qëndrojmë të bashkuar” kundër terrorizmit, duke shtuar se grupi Shtetit Islamik (IS) dhe ideologjia e saj “përbëjnë një kërcënim serioz për të gjithë ne.” Duke folur, në një konferencë të përbashkët shtypi, me presidentin francez Francois Hollande në Washington, Obama gjithashtu i bëri thirrje BE-së për të zbatuar marrëveshjen për ndarjen e informacioneve të pasagjerëve që fluturojnë.
Hollande tha se në mënyrë urgjente duhet të mbyllet kufirin Turqi-Siri, për të parandaluar terroristët, të udhëtojnë për në Evropë. Ai shtoi se ai dhe Obama ranë dakord për të rritur sulmet ajrore kundër objektivave të IS ,në Siri dhe Irak.
Takimi në Washington vjen pas sulmeve të koordinuara në Paris, më 13 nëntor ku u vranë 129 persona. Militantët i IS kanë marrë përgjegjësinë për sulmet, të cilat nxitën Shtetet e Bashkuara të lëshojë një alarm në të gjithë botën për qytetarët e saj. Hollande është zotuar të ndërtojë një koalicion të bashkuar, për të mposhtur militantët.
Sigal