Obama bën bilancin e 2015: Vit i mirë, duhet të jemi optimistë për 2016

611
Kreu i shtëpisë së bardhë Barak Obama ka bërë bilancin e vitit që po lënë pas. Presidenti amerikan e konsideroi 2015 një vit pozitiv dhe dha 10 arsyet e tij pse duhet të jemi optimist për vitin që po troket. Presidenti amerikan Barack Obama ofron 10 arsye për të qenë optimistë për vitin 2016, në mesazhin e tij drejtuar amerikanëve. Përpara se të largohej drejt Hauait për pushimet e tij dimërore me familjen, presidenti Obama ka bërë një listë me 10 zhvillimet më kryesore të vitit 2015, duke bërë një përmbledhje të këtyre 365 ditëve në fushën e ekonomisë, ndryshimin e politikës së saj me Kubën, marrëveshjen nukleare me Iranin etj.

Ja cilat janë konkretisht këto 10 pika kyçe:
“Përshëndetje të gjithëve. Kjo është periudha më e bukur e vitit. Jo vetëm për të përhapur atmosferën e festave por edhe për të bërë një liste. Kemi listën e dëshirave, listën për santa claus dhe sigurisht një përmbledhje të vitit 2015. Ndaj kam vendosur ta nis aksionin. Si një komb, ne përballemi më sfida të mëdha. Ja cilat janë për mua 10 zhvillimet kryesore të 2015 që duhet të bëjnë cdo amerikan opimist për 2016-ën.
Numër 10: Ekonomia. Përgjatë këtyre 12 mujave, bizneset tona kanë krijuar 2.5 milionë vende të reja pune. Në përgjithësi ata kanë shtuar 13.7 milionë vende të reja pune në këto 69 muaj nga kriza ekonomike që na goditi. Norma e papunësisë ka rënë në 5%, niveli më i ulët ky në pothuajse 8 vjet.
Numër 9: Më shumë amerikanë po marrin shërbim dhe mbulim shëndetësor. Norma e të pasiguruarve në Amerikë ka rënë nën 10% për herë të parë në histori. Në total, 17.6 milionë njerëz janë të përfshirë tashmë në skemën e sigurimeve shëndetësore. Dhe mos harroni, mundet ende të regjistroheni deri më 31 janar 2016 në healthcare.gov.
Numër 8: Amerika ka qenë një lidership global në marrëveshjen për ndryshimet klimaterike. Në Paris pak ditë më parë, pothuajse 200 vende të botës u bashkuan duke u angazhuar për një të ardhme me më pak emetim gazrash e më pak karbon në atmosferë. Dhe kjo është e mundur vetëm sepse Amerika drejton botën në kuptimin e energjisë së pastër, këtu në shtëpinë tonë dhe është një aktor i fuqishëm diplomacie kudo në botë.
Numër 7: Progresi në Amerikë. Ne kemi ndërruar faqe të historisë sonë, pas politikave të gabuara të ndjekura për pothuajse gjysmë shekulli. Kemi rivendosur marrdhëniet diplomatike me Kubën dhe kemi rihapur Ambasadat e të dyjave vendeve reciprokisht, duke lejuar që të ndërtojmë një marrëdhënie edhe më të fortë në të ardhmen mes amerikanëve dhe kubanezëve.
Numër 6: Kemi parandaluar përhapjen e armëve nukleare. Arritëm me sukses të nënshkruajmë një marrëveshje me Iranin, për ta ndaluar atë të përdorë armë nukleare. Në fakt Irani ka qënë gati për të çmontuar mijëra centrifuga për pasurimin e uraniumit.
Numër 5: Qëndrojmë të fortë kundër terrorizmit. Pavarësisht se ende vuajmë dhimbjen e masakres së San Bernardino, ne drejtojmë një koalicionin global dhe do ta godasim ISIS tashmë më fuqishëm se kurrë. Në Siri dhe Irak, ISIS po humbet territor dhe ne nuk do të ndalojmë deri sa ta shkatërrojnë këtë organizatë terroriste.
Numër 4: Marrëveshja më e rëndësishme tregtare e shekullit të 21 është firmosur, për të siguruar të gjitha bizneset tona që të mund të shesin të lirë produktet e tyre “Made in America” përqark Azisë dhe Paqësorit. Partneriteti trans-paqësor është i fortë, është produktiv dhe kjo është një marrëveshje historike. Dhe kjo nënkupton se Amerika, dhe jo Kina apo ndonjë shtet tjetër, do të jetë shteti që do të shkruajë rregullat e ekonomisë globale edhe për pjesën tjetër të këtij shekulli.
Numër 3: Këto janë mrekulli Krishtlindjesh në Uashington. Kongresi në këtë fund dhjetori kaloi buxhetin bipartizan që investon në prioritetet e klasës së mesme të shoqërisë sone, që e mban ushtrinë tonë edhe për 2016-ën, ushtrinë më të fortë në botë dhe që i jep krahë industrisë prodhuese, duke e nxjerrë atë përfundimisht nga kriza. Plus kësaj, kanë firmosur një marrëveshje bipartizane për edukimin, duke e shndërruar atë në një ligj, për të ndihmuar studentët e diplomuar të përgatiten për në kolegj dhe më pas për karrierën e tyre në të ardhmen.
Numër 2: Dashuria triumfon. Pavarësisht se kush je, këtu në Amerikë je i lirë të martohesh me njeriun që dashuron sepse je i lirë të martohesh me kë të do zemra në të 50 shtetet.
Dhe numri 1 përse jam optimist për 2016: Arsyeja jeni ju, populli amerikan. I gjithë ky progres është falë jush, sepse ju jeni popull punëtor, bëni punën tuaj. Gjithçka falë sipërmarrësve që kanë hapur biznese të reja, falë punonjësve në ndërtim, në shëndetësi, mësuesve dhe pedagogëve, prindërve, të gjithë atyre që kujdesen për njëri tjetrin. Falë të gjithë burrave dhe grave në uniformë, që shërbejnë për të në na mbrojtur. Sepse ne jemi të bashkuar si amerikanë, nuk ka asgjë që ne smund ta bëjmë. Ndaj mund të them se ky ka qënë një vit i mirë. E ndaj vazhdoj të jem besimplotë se gjëra të mëdha do të ndodhin edhe në 2016. Ndaj gëzuar festat të gjithëve!
Sigal