Nxënësit në Çamëri me simbolin KuqeZi

499
Këto ditë në një shkollë të mesme në Prevezë-Çamëri-Epiri i Jugut, nxënësit bënë shenjn e shqiponjës shqiptare. Një lajm i mirë po te kemi parasysh presionin e madh të shtetit grek për të ndalur çdo tetanivë për tu identifikua si shqiptarë, banorëve të Çamërisë të besimit ortodoks që kanë ngelur atje pas spastrimit të shqiptarëve të besimit mysliman në vitin 1945. Në shënimin tek foto thuhet se duart shqiponjë i kanë bërë nxënësit “grekë e shqiptarë” të shkollës, gjë që duhet sqaruar se me “grekë” ata nënkuptojnë shqiptarët ortodoksë (vendalitë). Duhet theksuar se forcimi ndërkombëtar e rajonal i faktorit shqiptar ka pasur efektin e tij edhe në rikthimin e ndjenjës kombëtare dhe demonstrimin e saj tek shqiptarët ortodoksë të mbetur në teritorin e shtetit grek atë maqedonas dhe gjetkë. Studiues të ndryshëm grekë kanë nënvizuar faktin që ardhja e emigrantëve të rinj nga Shqipëria pas vitit 1990 në Greqi ka riaktivizuar të folmen dhe mësimin e gjuhës shqipe tek çamët dhe arvanitasit si dhe kthimin gradual të tyre në identitet kombëtar. Kush mund të mendonte që para 25 viteve në një shkollë në Çamëri e Epir të demonstrohej kaq hapur simboli i shqiptarizmës, duart-shqiponjë?!
Sigal