Numërohen votat për Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç afër fitores

459
President i ardhshëm i Serbisë, sipas të gjitha gjasave, do të jetë Aleksandar Vuçiç.
Kryeministri aktual serb ka fituar bindshëm zgjedhjet presidenciale të mbajtura sot në Serbi, në bazë të 70 për qind të votave të numëruara deri në orën 21:20.
Vuçiç ka marrë 55.20 për qind të votave, kurse rivali i tij kryesor, Sasha Jankoviç, është i dyti, me 16.00 për qind të votave, ka bërë të ditur organizata Ipsos.
Gjasat janë minimale që të ketë raund të dytë të votimit, shkruajnë mediat serbe, duke cituar burimet e tyre brenda partive serbe.
Sipas të dhënave jozyrtare, rreth 55 për qind e serbëve me të drejtë vote kanë votuar për presidentin e ri.
Organizata CeSID ka thënë se kjo është pjesëmarrja më e ulët në zgjedhje në Serbi që nga viti 2012.
Sigal