Nuland në Kosovë, takohet me Jahjagën e Veselin me dyer të mbyllura

501
Presidentja e shtetit, Atifete Jahjaga dhe kryeparlamentari, Kadri Veseli janë takuar sot me ndihmës sekretaren amerikane të shtetit, Viktoria Nuland, e cila mbulon çështjet e Europës dhe Azisë. Takimet janë zhvilluar me dyer të mbyllura, përkundër asaj që ishte raportuar fillimisht nga zyrat e dy shtetarëve kosovarë.
Sipas të gjitha gjasave, Nuland ka mbërritur në Kosovë për të rritur presionin e Shteteve të Bashkuara ndaj themelimit të Gjykatës Speciale, e cila u hodh poshtë pak javë më parë në parlament, pasi amendamentet kushtetuese nuk morën votat e nevojshme.
Sigal