Nuk votohet rezoluta e LDK-së për kufijtë e Kosovës

545
Sigal

Kuvendi i Kosovës nuk ka votuar rezolutën kundër idesë së hedhur nga Presidenti Thaçi për korrigjimin e kufijve.

Rezoluta e propozuar nga LDK kishte vetëm një pikë, që e definonte territorin kosovar si të pandashëm, ku as presidenti dhe askush tjetër nuk do kishte mandat për të diskutuar për territorin e Kosovës.

Nga 91 deputetë që ishin në sallën e Kuvendit, 50 votuan pro. Nuk kishte asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Opozita pas votimit braktisi seancën në shenjë pakënaqësie.

Kundër rezolutës ishin partitë kosovare PDK, AAK dhe Nisma, ndërsa pro votuan vetëm deputetët e LDK-së, Vetëvendosjes dhe PSD-së.