“Nuk na kapni dot”, shqiptarët tentojnë të tallen me policinë italiane, por e pësojnë keq

404
Sigal

Dy të rinj shqiptarë janë vënë në prangat e policisë italiane, pasi po tentonin që të grabisnin dy apartamente në lagjen Via della Mendola, mbrëmjen e djeshme.

Mediat fqinje raportojnë se shqiptarët, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur, janë 34 dhe 28 vjeç, ndërsa mbi ta rëndojnë veprat penale vjedhje e rëndë dhe posedim i mjeteve të përshtatshme për vjedhje.

Teksa vunë re praninë e policisë në zonë, shqiptarët u përpoqën të arratiseshin, duke u larguar drejt fshatit aty pranë.

Arratisja e tyre zgjati pak, pasi u bllokuan nga disa policë të Nova Levante, të veshur civilë.

Ndërsa po largoheshin, ata ishin parë nga disa qytetarë teksa tallnin policinë, duke qeshur dhe duke bërtitur në gjuhën italiane, sikurse nuk do të binin kurrë në dorën e policisë.

“Nuk na kapni dot, nuk na kapni dot”, ishin thirrjet e shqiptarëve, pak para se të binin në prangat e policisë.

Pas kapjes së tyre u vu re se shqiptarët ishin emra të njohur për policinë dhe tani janë transferuar në burgun e Bolzanos.