Nuk kanë uniformë të shkurtër në shkollë, djemtë protestojnë duke veshur funde

450
Disa djem kanë vendosur një mënyrë shumë të çuditshme për të protestuar kundër poltikës së rreptë të shkollës së tyre që nuk i lejon të vishen me pantallona të shkurtra në këto ditë të nxehta të verës.

Nxënësit në Kolegjin ISCA në Exeter kanë shkuar në shkollë të veshur me funde.

Fillimisht të mërkurën kanë dalë në protestë vetëm 5 djem ndërsa sot ishin më shumë se 50. Në demostratë e djemve janë bashkuar edhe vajzat për ti mbështetur.

Pavarësisht se nga Kolegji u lajmërua se po shqyrtonin ndryshimin e këtij rregulli disa nga djemtë janë pezulluar nga shkolla.
Sigal