Nuk ka persona të lënduar nga djegia e autobusit shqiptar në Ulqin

433
Flakët e zjarrit që kanë nisur në pjesën e motorrit janë përhapur me shpejtësi në të gjithë autobusin, por fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar.
I gjithë autobusi është shkrumbuar teksa automjeti ishte duke lëvizur në aksin dytësor Ulqin-Tivar.
Ndërsa sipas policisë dyshohet se shkak për djegien e autobusit është bërë një defekt teknik tek automjeti.
Ndonëse fillimisht mes pasagjerëve u krijua nga kaos, ata kanë zbritur me shpejtësi nga autobusi duke i shpëtuar flakëve të zjarrit.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendin ku u dogj autobusi kanë shkuar forcat e policisë rrugore të shtetit malazez e cila ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e plota të kësaj ngjarje.
Sigal