Nuk ka ndryshim formati në dialogun Serbi – Kosovë

673
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se Beogradi nuk do të ndryshojë formatin e bisedimeve me Prishtinën, në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian. Sipas tij, nëse një nga fuqitë e mëdha do të kërkojë të jetë pjesë e bisedimeve, atëherë të gjitha fuqitë botërore do të duhet të përfshihen në dialog.

Vuçiç ka deklaruar se Beogradi nuk ka ndërmend të ndryshojë formatin e bisedimeve në dialogun mes Kosovës e Serbisë, ku Bashkimi Europian luan rolin e ndërmjetësuesit. Por nëse ndodhin ndryshime, atëherë Presidenti thotë se në dialogun mes palëve, do të duhet të përfshihen të gjitha fuqitë botërore.
Sigal