Nuk ka akoma një zgjidhje për konfliktin e “emrit” mes Maqedonisë dhe Greqisë

515
Maqedonia dhe Greqia janë shumë larg gjetjes së zgjidhjes për konfliktin e emrit.
Ministri i Jashtëm maqedonas, Nikola Popovski pas takimit me homologun e tij grek në Athinë Kotcias tha se për të zgjidhur këtë çështje duhet të kapërcehen malet.
“Pozicioni i dy qeverive njihen mirë dhe duhet të themi se nuk ka asnjë ndryshim në qendrimet për këtë çështje” tha Popovski.
Megjithatë ai nënvizoi se pavarësisht kësaj situate, qeveria e Shkupit është e interesuar për marrëdhëniet të mira me Greqinë.
Ai tha se është në interesin e Maqedonisë dhe Greqisë që të punojnë së bashku me qëllim që të përballen me krizën e klandestinëve e cila ka përfshirë të dy shtetet fqinje.
Sigal